LAJMI I FUNDIT:

Ia përmendi kilogramët presidentes Osmani, reagime të shumta në drejtim të deputetes së PDK-së

Ia përmendi kilogramët presidentes Osmani, reagime të shumta në drejtim të deputetes së PDK-së

“Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete te çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim…”, tha presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Kjo deklaratë bëri që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu t’i reagoj presidentes Osmani duke përdorur gjuhë të ashpër në drejtim të saj.

Musliu në reagimin e saj në Facebook, u mor me kilogramët e presidentes Vjosa Osmani.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu.

Pas kësaj deklarate të deputetes së PDK-së, ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ai iu drejtua Musliut duke i  thënë se ajo edhe PDK-ja janë “majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte”.

Tutje, Peci ka thënë se gjuha e përdorur nga Musliu drejtuar Osmanit “është veç shpërfaqje e Ganës së vërtetë”.

“Milionat që keni bë ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasur, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagim ndaj gjuhës së përdorur nga ana e deputetes Musliu, pati edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se kjo nuk është thjesht gjuhë, por kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet.

“Gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë. Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi. Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja ka shtuar se gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj.

“Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike”, u shpreh Haxhiu.

Një reagim ndaj deputetes Ganimete Musliu pati edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo në llogarinë e saj në Facebook, publiko një fotografi të Musliut duke i vënë mbishkrimin “Kur marrja bëhet ftyrë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori