LAJMI I FUNDIT:

Peci i reagon ashpër Musliut: Ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte

Peci i reagon ashpër Musliut: Ti dhe partia jote jeni majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte

Faton Peci nga Lista “Guxo”, njëherësh ministër i Bujqësisë, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila duke komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, përdori gjuhë denigruese ndaj saj.

“Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatçore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Meqë paske hyrë të kg. Po ta them troç: Do të mbahesh në mend si një grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook.


Lidhur me këto deklarata ashpër ka reaguar Peci, i cili duke iu drejtuar Musliut ka thënë se ajo edhe PDK-ja janë “majmur duke e shfrytëzuar Kosovën si plaçkë lufte”.

“Milionat që keni bë ju nuk peshojnë me kg, por me okë. Keni hy në pushtet me panla e keni dalë milionerë. Keni hy të lodhtë e keni dalë të fuqishëm në mënyrë të frikshme. Kur keni hy as biçikleta nuk keni pasur, sot voziteni me marka veturash nga trendet që shihen në TV”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ky diskursi yt është diskurs i partisë, në fakt. Prej shprehjes ‘ma hangsh…’, e deri te fyrjet e natyrave të tjera, janë bërë pjesë e “gjuhës parlamentare”, nga ti dhe bashkëpartiakët”.

Tutje, Peci ka thënë se gjuha e përdorur nga Musliu drejtuar Osmanit “është veç shpërfaqje e Ganës së vërtetë”.

“Ti je kjo realja konform gjuhës që e përdorë. Ti vetë ke qenë viktimë e këtij diskursi, ndaj Gane e dashur, përmbahu, sepse i fyeri të fyen! Për fund, po ta sjell në vëmendjen tuaj një thënie të mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Albright: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë!”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/