Ia mbyll sytë dhe e dërgon në një vend përrallor - Luiz Ejlli me surprizë të veçantë për Kiarën në ditëlindjen e 28-të

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, feston sot (e enjte) ditëlindjen.
E lindur më 18 janar të vitit 1996 në Lushnjë, ajo ka mbushur plot 28 vite jetë.
Ky përvjetor duket të jetë i kompletuar për prezantuesen, pasi tashmë është e martuar dhe po pret një vajzë.

Me rastin e ditëlindjes, asaj i është bërë një surprizë e veçantë nga partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli.
Ai ia ka mbyllur sytë dhe e ka dërguar në një vend përrallor për ta befasuar.

Artisti shkodran ia rezervoi një vend, ku kishte një dekor të veçantë, muzikë e në fund nuk mungoi as dhurata.
Çifti shkëmbyen puthje e përqafime pafund, gjersa Kiara qau edhe në një moment.

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Albania, në po të njëjtin format u martuan dhe tani po presin të bëhen prindër. /Telegrafi/






























































