LAJMI I FUNDIT:

Ia drejton revolen e rreme policisë amerikane, adoleshentja qëllohet për vdekje

Ia drejton revolen e rreme policisë amerikane, adoleshentja qëllohet për vdekje

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një vajzë 17-vjeçe që ia kishte drejtuar policit një revole lodër, qëllohet për vdekje nga zyrtari policor në një autostradë në Kaliforni.

Videoja është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policit, ku shihet se si Hannah Williams i ngrit duart lart duke mbajtur në dorë një armë, që më vonë është konstatuar të jetë e rreme, transmeton Telegrafi.


“Një veturë me sa duket ishte përplasur pa dashje me veturën e policisë, dhe ishte munduar të arratiset shoferja duke lëvizur në kahjen e kundërt”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Jon Radus.

Në videon 15 minutëshe shihet se si Williams lëviz mbrapa në autostradën Anaheim, rreth një milje larg shtëpisë së saj. E kur vetura e policisë iu afrua dhe zyrtari policor tentoi t’i afrohet derës së shoferit, ajo nxori revolen.

Si kundërpërgjigje polici e qëllon, por më vonë konstatohet se bëhej fjalë për një revole të rreme. E në video dëgjohet se si polici ia bën me dije se do ta ndihmojë, duke pranuar ajo se është qëlluar në gjoks dhe këmbë.

“Është një revole e rreme”, dëgjohet duke thënë një polic tjetër që arrin në vendin e ngjarjes për ta asistuar kolegun e tij. Por, edhe pse e plagosur, ata e prangosën, pavarësisht faktit që ajo vazhdimisht kërkonte ndihmë dhe bërtiste për dhimbje në gjoks.

Atë e dërguan me urgjencë në spital, por mjekët disa momente më vonë konstatuan vdekjen e saj. Në anën tjetër, policia ka njoftuar se revolja lodër dukej shumë e ngjashme me revolen e vërtetë të llojit Beretta 92 FS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori