I vidhet kasaforta me paratë e kursyera një personi në Mazgit, Policia arreston tre të dyshuar

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e një kasaforte me para në Mazgit të Obiliqit.
Rasti ka ndodhur më 12 maj 2026, nga ora 06:00-11:40.
“Viktima mashkull kosovar, raporton se i janë vjedhur një shumë parash, të cilat viktima i kishte pasur të kursyera dhe të ruajtura në një kasafortë”, thuhet në raport.
Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistuar me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago




















































