LAJMI I FUNDIT:

Hyjnesha në fron dhe qyteti i betonit!

Ç’lidhje ka sot Hyjnesha në Fron me qytetin, në të cilin dominon betoni dhe papastërtia? I vendosur në një hapësirë të vogël, me sheshe dhe rrugë të ngushta, Prishtina përballet me një kaos të paparë urban. Tollovia e përhershme në trafik është vetëm njëri nga problemet e vazhdueshme. Më tej Prishtina vazhdon të këtë menaxhim të dobët të ndërtimeve dhe zhvillimit të lagjeve, përderisa është ndërtuar dhe ndërtohet pa përfillur asnjë plan urbanistik. Detyrimi i largimit dhe shitjes së pronave po ndodhë prej vitesh. Ndërtuesit me dhe pa leje, ndërtojnë objekte të larta pa mbikëqyrje të kualitetit dhe cilësisë duke u zënë shtëpive të vogla jo vetëm dritën, por duke vënë në rrezik jetën e njerëzve. Në këto rrethana ku askush nuk qan hallin e banorëve shitja dhe largimi nga lagjja është zgjidhja e vetme.

Problem tjetër për jetë normale në këtë qytet paraqet zhurma e lokaleve dhe bareve të natës. Dhjetëra lokale janë krijuar në katet e para të ndërtesave kolektive të banimit, duke e shndërruar rrugën si një “plazh” nate. Frekuentimi i madh i të rinjve, veturave dhe lokaleve që krijojnë zhurmë deri në orët e vona të natës, ngjan me një zonë turistike. Edhe në këto rrethana ku hapësira e gjelbër para ndërtesave është uzurpuar dhe shndërruar në tarraca të bareve dhe zhurma që s’të lë të jesh i qetë në banesën tënde, vazhdon të detyron banorët t’i shesin pronat për të kërkuar jetë normale. Në shumicën e rrugëve trotuaret e këmbësoreve përdorën për parkim veturash dhe për të lëvizur duhet të ecësh në rrugën e automjeteve. Kjo paraqet rrezik për jetën e njerëzve dhe ndihmon në krijimin e tollovive të vazhdueshme në komunikacion.


Si pasoj e menaxhimit të dobët të shërbimeve publike, banorët vazhdojnë të përballen me shërbime jo efikase. Papastërtia dhe mbeturinat që nuk largohen janë një problem i vazhdueshëm. Shqetësues është fakti që edhe pak hapësira të gjelbra që ekzistonin janë duke u shkatërruar me zgjerimin e rrugëve. Përveç numrit të vogël të shportave dhe kontejnerëve, mirëmbajtja e atyre ekzistuese është e dobët, kjo pasi ata i gjen të stërmbushur, të shkatërruar dhe hapur. Kompania Publike Komunale që ka përgjegjësinë për pastërtinë, mbledh mbeturinat vetëm në pikat e grumbullimit duke lënë mbeturinat e hedhura rrugëve dhe shesheve. Në të njëjtën kohë pluhuri në qytet është shqetësues. Kjo vjen si pasoj e mos larjes me rregull të rrugëve nga kompanitë kontraktuese, ngarkesës në komunikacion dhe mjeteve tjera transportuese dhe bujqësore që hynë pa kontroll në çdo kohë.

E gjendur nën ndikimin e grupeve, klaneve dhe xhelozive partiake Prishtina është shndërruar në një grumbull betoni. Asgjë nuk ka mbetur nga qyteti i vjetër. Edhe ato pak ndërtesa të vjetra dhe vlera të arkitekturës së dikurshme janë në shkatërrim e sipër. Monumentet me vlera kulturore nuk kanë përkujdesje dhe vizitorët e kanë të vështirë t’i gjejnë dhe vizitojnë ato. Rasti ku kinemaja kryesore është shndërruar në Kazino është vështirë të gjendet në ndonjë vend tjetër.

(Autori është drejtor ekzekutiv i OJQ-së Mileniumi i Ri)

Në trend

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori