LAJMI I FUNDIT:

Hungaria ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Hungaria ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Me 153 vota “për” deputetët e Kuvendit të Hungarisë njëzëri ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në aktin e ratifikimit të protokollit i pranishëm ka qenë e dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Hungarisë, Laslo Kover, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më herët sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se procesi i ratifikimit të protokollit për Maqedoninë e Veriut nga vendet anëtare të NATO-s do të përfundojë në dhjetor dhe se në samitin e radhës në Londër, shteti do të bëhet anëtare me të drejta të plota.

Së bashku me Hungarinë deri tani protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar 19 shtete anëtare të NATO-s./Telegrafi/