LAJMI I FUNDIT:

Hungaria bllokon planin evropian për mbështetjen ushtarake prej 20 miliardë eurosh për Ukrainën

Hungaria bllokon planin evropian për mbështetjen ushtarake prej 20 miliardë eurosh për Ukrainën

Hungaria kundërshton planin evropian për mbështetjen ushtarake prej 20 miliardë eurosh për Ukrainën.

Në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian diskutuan një propozim që do të ndajë të paktën pesë miliardë euro në vit për katër vitet e ardhshme për të mbuluar kostot e vendeve të BE-së që blejnë dhe i dhurojnë armë Ukrainës, si dhe për trajnimin e trupave ukrainase.

Rusia sërish sulmon portin e Odesas - shkatërrohen 100 ton bizele dhe 20 ton elb
Lexo po ashtu Rusia sërish sulmon portin e Odesas - shkatërrohen 100 ton bizele dhe 20 ton elb

Por, gjatë takimit, Hungaria tha se do të kundërshtonte planin derisa ukrainasit të hiqnin bankën hungareze OTP nga lista e saj e “sponsorëve të luftës”.


Peter Szijjarto, ministri i jashtëm i Hungarisë, tha se Budapesti nuk do të miratojë ndarjen e fondeve për Fondin Evropian të Paqes (EPF), të cilin Brukseli e përdor për të mbështetur dërgesat e armëve në Ukrainë, derisa OTP të hiqet nga lista.

“Ne nuk mund të negociojmë detyrimet e reja financiare të EPF përpara se të zgjidhet OTP”, tha ai.

Kreu i CIA-s: Putini do t’i hakmerret Prigozhinit
Lexo po ashtu Kreu i CIA-s: Putini do t’i hakmerret Prigozhinit

Politico raportoi më parë se Bashkimi Evropian pret miratimin e kësaj nisme deri në vjeshtë.

Agjencia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit (NACP) përfshiu bankën hungareze OTP në listën e “sponsorëve të luftës” ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori