Hundëzakët lahen në ujë të akullt, madje edhe në temperaturë prej minus 15 gradë celsius, ndërsa femrat e tyre lindin edhe në moshën 65 vjeçare.

Në verë hanë fruta dhe perime të papërpunuara, ndërsa gjatë dimrit konsumojnë kajsi të thara, drithëra dhe djathë deleje, transmeton Telegrafi.


LEXONI PO ASHTU: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

Ka momente kur ata pothuajse nuk hanë fare, ndërsa kjo periudhë njihet si “pranvera e urisë”. Ky emërtim rrjedh nga fakti se meqë frytet atëherë ende nuk janë të pjekura, ata pinë kryesisht lëng nga kajsia e tharë. Kjo periudhë zgjat 2-4 muaj, ndërsa në historinë e tyre respektohet si kult me rëndësi.

Proteinat i marrin në sasi të vogla, ndërsa në ditë konsumojnë 1933 kalori. Nga ushqimet kanë 50 gramë proteina, 36 gramë yndyrë dhe 365 gramë të karbohidrateve.

Nga përvoja e shumë të huajve aty, ushqimi i shëndetshëm është faktor kryesor i jetëgjatësisë së tyre.

Një mjek skocez, pas kthimit të tij në Angli, ka kryer eksperiment me një numër të madh të kafshëve. Një grup ishte ushqyer me dietë normale nga një familje punëtore e Londrës, që përfshinte bukë të bardhë, harenga, sheqer të rafinuar, ushqime të konservuara dhe perime të gatuara. Si rezultat i kësaj diete, kafshët dolën të kenë sëmundje të ngjashme me ato të njeriut. Një grup tjetër i kafshëve u ushqye me stilin e hundëzakëve dhe ishte shumë e shëndetshme.

Libri "Hundëzakët - njerëzit të cilët nuk njohin sëmundje”, përmend shumë karakteristika të ushqimit të tyre, duke pretenduar se ato janë kryesoret për një jetë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Pikëpamja vegjetariane e ushqimit; një sasi e madhe e ushqimeve të papërpunuara; dieta ku dominojnë frutat dhe perimet; produktet natyrore; mos përdorimi fare i kimikateve; ushqimet e ruajtura në mënyrën që të mos humben materialet e saj të vlefshme biologjike; përdorimi shumë i rrallë i alkoolit dhe ëmbëlsirave; respektimi i rregullt i periudhës e agjërimit... janë disa nga “sekretet” e tyre.

Në Kongresin Ndërkombëtar të Sëmundjeve Kancerogjene në Paris, të mbajtur në gusht të vitit 1977, hulumtuesit kanë raportuar se "në bazë të informacioneve të gjeokancerologisë (shkenca për hulumtimin e kancerit në rajone të ndryshme të botës), mungesa e plotë e kancerit ndodh vetëm në mesin e hundëzakëve”.

Për të ecur 100-200 kilometra në ditë, për ata është sikur të sillen rreth shtëpisë. Ndërsa, ngjitja në male të pjerrëta është punë shumë e lehtë. Pos kësaj, fytyrat e tyre të qeshura dhe me humor të mirë, kontribuojnë gjithmonë pozitivisht në shëndetin e tyre fizik dhe mental. /Telegrafi/