LAJMI I FUNDIT:

Hummels: Nuk më ha palla për Bayernin

Hummels: Nuk më ha palla për Bayernin

Qendërmbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels, ka zbuluar se atij fare nuk i intereson se të shtunën do të përballet ndaj ish-ekipit të tij në Allianz Arena dhe thotë se aspak nuk ka emocione.

“Mua nuk më ha palla për Bayernin. Unë totalisht i kam humbur ndjenjat për atë klub”.

“Tani jam një tifoz i flakt i Dortmundit dhe lojtari me përkushtimin më të madh të mundshëm për klubin e tij”, ka deklaruar Hummels për Bild.


Mats Hummels është produkt i akademisë së Bayernit të Munichut, që veten e ka gjetur te Dortmundi pasi ishte konsideruar jo i talentuar nga eprorët bavarezë. /Telegrafi/