LAJMI I FUNDIT:

Humbja e besimit dhe Prova e Katër Kërkesave

Humbja e besimit dhe Prova e Katër Kërkesave

Në shoqërinë e sotme, besimi duket se po na rrëshqet nëpër gishta si rëra apo uji. Humbja e besimit bëhet çdo ditë më e përhapur duke prekur tërë shoqërinë, profesionin e mjekut, politikën, mediat, industrinë ushqimore, familjen madje edhe marrëdhëniet personale

Zbehja e besimit ka pasoja të dëmshme, shpeshherë tragjike edhe për familjen, shoqërinë dhe qytetërimin. Mos të harrojmë, besimi është themeli i një familje, i një shoqërie, e mbanë atë në harmoni dhe të bashkuar.


Mungesa e tij mund të çojë në mosfunksionim, dezintegrim dhe kaos.

Pasojat e besimit në rënie tek udhëheqësit tanë politikë, mjekët, gazetarët, prindërit, fëmijët janë të thella dhe të gjëra. Besimi është ngjitësi që i mban shoqëritë së bashku, duke mundësuar bashkëpunimin, bashkëveprimin dhe përparimin. Kur besimi mungon, kohezioni social prishet duke çuar në polarizim, mosfunksionim dhe ndarje. Besimi është si vaji për organizatat. Pa besim, organizatat nuk mund të funksionojnë në mënyrë efektive, shoqëria në tërësi pëson dhe ka pasoja të paimagjinueshme.

Sidoqoftë, akoma ekziston një shpresë për të gjithë!

Organizatat që mund të fitojnë besimin dhe janë të denja për besim do të kenë një avantazh të jashtëzakonshëm. Kjo gjë vlen edhe për politikanët, prindërit, mjekët dhe të gjithë të tjerët.

Si mund të arrihet kjo?

Një mundësi është Prova e Katër Kërkesave e Rotary International! Janë 24 fjalë (në gjuhën angleze) të cilat Rotarianët i citojnë në fillim të çdo takimi. Kjo provë ka bërë që Rotarianët të ruajnë besimin tek njëri-tjetri, tek Klubi Rotary dhe tek organizata në tërësi.

Provën e Katër Kërkesave, të përkthyer në gjuhën shqipe nga Gjergji Çiçoi, Rotariani ynë i devotshëm korçar po ju përcjelli në vazhdim:

Gjërat që i Mendojmë, i Themi apo i Veprojmë:

  1. A janë të VËRTETA?
  2. A janë të DREJTA për të gjithë?
  3. A do të ndërtojnë VULLNET dhe MIQËSI më të mirë?
  4. A do të SHPËRBLEHEN të gjithë të interesuarit?

Prova e Katër Kërkesave u krijua në vitin 1932 nga Rotariani Herbert J. Taylor kur iu kërkua të merrte përgjegjësinë e një kompanie që po përballej me falimentimin.

Prova e Katër Kërkesave është një nga deklaratat më të shtypura dhe të cituara në botë të etikës së biznesit.

E VËRTETA, E DREJTA, MIQËSIA dhe SHPËRBLIMI janë shtylla për çdo individ, familje, organizatë dhe profesion!

Miq të dashur, bashkëkombës të çmuar, besimin duhet ruajtur sikur sytë e ballit, sepse kur humbet besimi kemi humbur çdo gjë!

Dr. Neshad R. Asllani

Rotary Club Peja, Kryetar Themelues

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori