LAJMI I FUNDIT:

Humbin jetën edhe 7 persona nga COVID-19 në Serbi, 372 tjerë rezultojnë pozitiv në 24 orët e fundit – 143 janë në respiratorë

Humbin jetën edhe 7 persona nga COVID-19 në Serbi, 372 tjerë rezultojnë pozitiv në 24 orët e fundit – 143 janë në respiratorë

Në 24 orët e fundit në Serbi janë testuar për COVID, 9.653 persona, ku 372 prej tyre kanë rezultuar pozitiv dhe 7 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave të COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë në Serbi, kanë humbur jetën 558 persona, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, në respiratorë në mbarë vendin janë futur 143 persona.

Numri i regjistruar i rasteve, përfshirë edhe ato të 24 orëve të fundit ka shkuar në 24.892. /Telegrafi/