Një baba, të cilit i janë prerë të katër gjymtyrët dhe ka pasur intervenime në fytyrë pas infektimit me “Strep A”, ka paralajmëruar prindërit që të jenë vigjilentë pasi fëmija i shtatë në Britaninë e Madhe ka vdekur nga infeksioni.

Alex Lewis, 42 vjeç, mendoi se bënte fjalë për një grip në vitin 2013, por u alivanos dhe u dërgua me urgjencë në spital ku iu dha vetëm tre për qind mundësi për të mbijetuar.


Ai ishte infektuar me Strep A, pasuar nga Septicemia, raporton themetro.

Screenshot 6 13

Raportimet se një nxënës shkolle nga Hampshire është bërë viktima e tetë pas kontraktimit të infeksionit të rrallë, transmeton Telegrafi.

Streptokoku i grupit A është emri që i jepet një lloj bakteri që ndonjëherë gjendet në fyt ose në lëkurë.

Zakonisht shkakton sëmundje të lehta, si dhimbje të fytit dhe infeksion të lëkurës, dhe shumica e njerëzve e mbajnë atë pa asnjë simptomë.

Megjithatë, rrallë, këto baktere mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe kërcënuese për jetën e quajtur sëmundje invazive streptokoke e grupit A.

Ndonëse ende të pazakonta, rastet e streptokokut invaziv të Grupit A janë aktualisht katër herë më të larta se normalja tek fëmijët e moshës nga një deri në katër vjeç, sipas shifrave të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKSHA).

Screenshot 1 38

Çfarë është Strep A?

Bakteret e Streptokokut të Grupit A (Streptokoku i Grupit A ose Strep A) mund të shkaktojnë shumë infeksione të ndryshme. Bakteret zakonisht gjenden në fyt dhe në lëkurë, dhe disa njerëz nuk kanë simptoma.

Infeksionet e shkaktuara nga Strep A ndryshojnë nga sëmundje të vogla deri te sëmundje të rënda dhe vdekjeprurëse. Ndërsa shumica dërrmuese e infeksioneve janë relativisht të lehta, ndonjëherë bakteret shkaktojnë një sëmundje kërcënuese për jetën e quajtur sëmundje invazive streptokoke e grupit A. /Telegrafi/