LAJMI I FUNDIT:

Humbi punën dhe ngeli pa shtëpi për shkak të pandemisë, rrëfimi i amerikanit që tani jeton poshtë një ure në Teksas

Humbi punën dhe ngeli pa shtëpi për shkak të pandemisë, rrëfimi i amerikanit që tani jeton poshtë një ure në Teksas

Një burrë i pastrehë në Shtetet e Bashkuara që jeton nën një urë ka treguar historinë e hidhur se si shpërthimi i coronavirusit e la atë pa punë dhe pa shtëpi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Eric Phillip Gordon fle në makinën e tij Ford Expedition SUV, që qëndron i parkuar nën një urë në Houston Teksas, pasi humbi punën e tij si agjent i shitjes për gjatë muajit mars shkak të pandemisë.


Ai është një nga shumë njerëz që jeton në qytetin e improvizuar me tenda derisa numri i të pastrehëve rritet në të gjithë SHBA-në për shkak të coronavirusit.

“Ne dikur shihnim njerëz të pastrehë derisa u bë pothuajse një klishe”, shpjegoi Eric.

“Pasi humba punën dhe shtëpinë tani jetoj në makinën time, poshtë një ure, në Houston”, rrëfen ai.

“Jam shumë i trishtuar. Jam i izoluar dhe gjendëm i vetëm”, thekson amerikani. /Telegrafi/