LAJMI I FUNDIT:

Humbi hundën, një pjesë të gojës dhe njërin sy – rrëfimi i 9-vjeçarit nga Zimbabveja që u sulmua nga hiena

Humbi hundën, një pjesë të gojës dhe njërin sy – rrëfimi i 9-vjeçarit nga Zimbabveja që u sulmua nga hiena

Një djalosh 9-vjeç nga Zimbabveja, Rodwell Nkomazana, ka humbur njërin sy, hundën dhe pjesën e sipërme të gojës – pasi u sulmua nga hiena.

Ai gjendet në Afrikën e Jugut, ku po operohet falas nga një ekip prej dhjetë mjekëve, transmeton Telegrafi.


BBC që po përcjell Rodwellin për shkak të një filmi dokumentar, e djaloshi në spital ka takuar dy bashkëmoshatarë tjerë që kanë përjetuar atë që ai e përjetoi muaj më parë.

Rodwell për pak sa nuk vdiq pasi u sulmua nga hiena, e sulmi ka ndodhur kur djaloshi po flinte në një zonë rurale të Zimbabvesë.

Djaloshi pësoi lëndime të rënda në fytyrë, e muajin e kaluar u dërgua në Afrikën e Jugut për trajtim. /Telegrafi/