LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin mbi timonin, shtyp 9-vjeqaren që luante në oborrin e shtëpisë – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Humb kontrollin mbi timonin, shtyp 9-vjeqaren që luante në oborrin e shtëpisë – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Një adoleshente që ishte pas timonit kishte humbur kontrollin dhe ishte futur në oborrin e një shtëpie private, duke goditur kështu drejtpërdrejt 9-vjeçaren që po luante, e kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment rrëqethës.

Bëhet fjalë për LaDerihanna Holmes që po luante para shtëpisë në Lithonia, Georgia, kur një veturë u shfaq nga askund dhe e shtypi duke e përplasur në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihet vajza e cila e kupton se po i rrezikohej jeta, dhe duke tentuar të ikë ajo goditet nga vetura dhe përplaset në shtëpinë e saj.

E sikur kjo të mos mjaftonte, të dyshuarit që ishin brenda veturës shihen duke u arratisur nga vendi i ngjarjes, kurse familjarët vrapojnë për ta shpëtuar. Me të dërguar në spital, është konstatuar se ka frakturë në kafkë, eshtrat të thera si dhe gërvishtje të thella.

Megjithatë edhe pse ka probleme edhe me zemër pas përplasjes, avokati i familjes së saj Chris Steëart e cilëson si mrekulli faktin që ajo ka shpëtuar.

“Habitem se si ka shpëtuar klientja ime. E di se shërimi i saj do të zgjasë paksa, por ajo sërish do të ngritet në këmbë”, ka shtuar Stewart.

Familjarët e LaDerihannas kanë shpërndarë pamjet duke shpresuar se shoferi i veturës do të lajmërohet tek autoritetet kompetente. E policia ka njoftuar se pronari i veturës i kishte thënë hetuesve se ishte në punë në momentin kur vetura e saj përfundoi në një shtëpi private, duke pranuar se ia kishte dhënë të dashurit.

Pronarja e veturës gjithashtu ka thënë se i dashuri i saj është në të 30-at, kurse dy të dyshuarit që janë arratisur në vendi i ngjarjes ishin adoleshentë.

“Duhet ta kuptojmë se si këta adoleshentë arritën të futen dhe ta marrin veturën time”, ka shtuar ajo për ABC News. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori