LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën në aksident studenti shqiptar në Itali

Humb jetën në aksident studenti shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar i identifikuar si shtetasi A.H. ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

Studenti 19-vjeçar u përplas me një kamion teksa po lëvizte në rrugën interurbane që lidh qytetin ku banonte, Rovaton me Coccaglio.


Përplasja e tmerrshme ndodhi pasditen e të hënës, ku mjeti me të cilin lëvizte shqiptari u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

Sipas hetimeve paraprake, djali ishte në timonin e një mjeti Ford Focus dhe po vazhdonte në drejtim të fshatrave të Rovatos. Teksa një moment dyshohet se ai ka kaluar në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion, për shkak të mungesës së fushëpamjes në kthesë.

Duket se drejtuesi i kamionit u përpoq të shmangte goditjen, por nuk ia doli. Pas përplasjes me kamionin autovetura u përplas dhe me murin anësor të rrugës duke u shkatërruar plotësisht.

Dy mjetet janë ndalur rreth tridhjetë metra larg njëra-tjetrës. Shqiptari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes për ta nxjerrë nga makina e shkatërruar. /Telegrafi/