LAJMI I FUNDIT:

Humanisti i madh dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka nevojë për ndihmën tonë (Video/Foto)

Humanisti i madh dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka nevojë për ndihmën tonë (Video/Foto)

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe humanisti nga Peja, Adnan Hyseni i cili për një kohë të shkurtër strehoi dhe ndihmojë me qindra familje në nevojë, po kërkon ndihmën tonë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Grumbullohen paratë për operimin e të riut të aksidentuar në Pejë (Video)
Lexo po ashtu Grumbullohen paratë për operimin e të riut të aksidentuar në Pejë (Video)

Hyseni i cili aktualisht gjendet në Gjermani për trajtim, ka nevojë edhe për ndihmë financiare për ta mposhtur sëmundjen.


Adnan Hyseni është duke vuajtur nga një infektim dhe dëmtim serioz në mëlçi, dhe për trajtim të mëtejmë atij i nevojiten 70 mijë euro, transmeton Telegrafi.

E për t’i dalë në ndihmë humanistit Adnan Hyseni, tashmë kanë filluar të merren shumë nisma humanitare.

Marsi, muaji i madh për dy familje skamnore, ato do të bëhen me shtëpi të re (Foto)
Lexo po ashtu Marsi, muaji i madh për dy familje skamnore, ato do të bëhen me shtëpi të re (Foto)

Nesër nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në orën 17:00 në qendër të komunës së Deçanit do të mblidhen para për t’i ndihmuar Adnanit. Këtë e ka bërë të ditur ish kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj përmes një postimi në Facebook.

E në shenjë solidarizimi me Adnan Hysenin, edhe shumë artistë, këngëtarë dhe ftyra të tjera publike kanë bërë thirrje për t’i dalë në ndihmë.

Falë vullnetit të mirë, edhe familja Kadria bëhet me banesë në Skenderaj (Video)
Lexo po ashtu Falë vullnetit të mirë, edhe familja Kadria bëhet me banesë në Skenderaj (Video)

Madje edhe vetë Adnani dy ditë më parë përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka probleme shëndetësore. Ai ka shprehur falënderimin për të gjithë ata që po i ofrojnë mbështetje maksimale, duke thënë se ” kam besimin dhe forcën e Allahut të Madhërishëm por edhe të popullit tim si dhe familjes në çdo sekondë se me këtë sfidë të padrejtë do të përballem nga dita në dit sa më dinjitetshëm”.

KBI e Pejës dhe Adnan Hysenaj dhuruan ndihma për 40 familje skamnore (Foto)
Lexo po ashtu KBI e Pejës dhe Adnan Hysenaj dhuruan ndihma për 40 familje skamnore (Foto)

Adnan Hyseni për njëzet vite ushte në shërbim të popullit si ushtar i UÇK-së, kontribuues në sportin kosovar, një humanist i madh. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori