LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i ri rrëzon të gjitha lajthitjet të cilave u kemi besuar për konsumimin e kafes në mbrëmje

Hulumtimi i ri rrëzon të gjitha lajthitjet të cilave u kemi besuar për konsumimin e kafes në mbrëmje

Tani lirisht mund të pini kafe para gjumi

Konsumimi i kafes apo i çajit drejtpërdrejt para gjumi nuk ndikon në cilësinë e gjumit, ka zbuluar hulumtimi i ri të cilin e kanë bërë hulumtuesit amerikanë të universitetit Florida Atlantic dhe të Fakultetittë Mjekësisë në Harvard, transmeton Telegrafi.


Ata kanë përcjellë 785 persona gjithsej 5.164 ditë dhe net dhe kanë shënuar sa kafeinë, alkool dhe nikotinë fusin në organizëm.

Ekipi ka krahasuar shpenzimin me rezultatet e ditarëve të gjumit dhe sensorëve për nyja dore të cilët kanë shënuar kohëzgjatjen e gjumit, efikasitetin e gjumit dhe sa shpejt janë zgjuar njerëzit.

Rreth 40 për qind e anëtarëve të këtij grupi kanë konsumuar kafe gjatë së paku një nate gjatë kohës së realizimit të studimit i cili mesatarisht ka zgjatur gjashtë net për person.

Me analizë është konstatuar që nikotina dhe alkooli çrregullojnë gjumin dhe që një cigare duhani në orët e vona shkurton gjumin për 42 minuta, mirëpo kafeina nuk ka efekt.

Mjekja Christine Spadola, nga Universiteti Florida Atlantic, ka thënë që ky studim paraqet një ndër hulumtimet më të mëdha lidhur me konsumimin e alkoolit, kafeinës dhe nikotinës në mbrëmje bashkë me matjen objektive të efektit në gjumë.

– Nuk kemi vërejtur lidhjen midis marrjes së kafeinës në periudhën prej katër orëve para shkuarjes në krevat dhe çfarëdo çoftë parametri të gjumit, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori