LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i The Athletic i jep përgjigje pyetjes se kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Hulumtimi i The Athletic i jep përgjigje pyetjes se kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Mediumi i njohur The Athletic kreu një sondazh të madh në të cilin morën pjesë 108 basketbollistë të NBA dhe detyra e tyre ishte të zgjidhnin basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kështu ata zgjodhën basketbollistin legjendar të Chicago Bulls, Michael Jordan, i cili fitoi gjashtë kampionate NBA dhe u votua gjashtë herë MVP i finaleve të NBA, si më i miri i të gjitha kohërave.


60-vjeçari gjithashtu luajti për Uashingtonin në fund të karrierës së tij përpara se të përfundonte karrierën e tij më se të suksesshme si lojtar në vitin 2003.

Rreth 58.3 për qind e lojtarëve në një sondazh anonim votuan për të dhe e shpallën basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Vendi i dytë shkoi për LeBron James, i cili fitoi katër unaza të NBA së bashku me katër tituj të lojtarit më të mirë të finaleve të NBA me 33 për qind të votave, ndërsa Kobe Bryant zuri vendin e tretë me 6.8 për qind të votave të lojtarëve.

Legjendar Kareem Abdul-Jabbar çuditërisht nuk mori asnjë votë ndërsa basketbollistët tjetër të vetëm që morën vota janë Tracy McGrady dhe Bill Russell. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori