LAJMI I FUNDIT:

Hugh Grant tregon pse vendosi të mos luante më në komedi romantike: Jam plakur dhe jam shëmtuar

Hugh Grant tregon pse vendosi të mos luante më në komedi romantike: Jam plakur dhe jam shëmtuar
Hugh Grant (Foto: Morgan Lieberman/Getty Images/Guliver)

Aktori Hugh Grant para disa muajsh ka thënë se nuk do të shfaqet më në komedi romantike, ndërsa tash e ka bërë të ditur arsyen.

Ai ka pranuar se për shkak të shumë roleve filmike që i ka realizuar gjatë karrierës, ka pasur komplekse të ndryshme në personalitetin e tij. 58-vjeçari thotë se tashmë është plakur dhe nuk duket bukur për të luajtur role të tilla, prandaj është tërhequr nga ai zhanër.


“Jam shumë i moshuar, i shëmtuar dhe i trashë që të pranoj role të tilla dhe për këtë arsye tash bëj gjëra të tjera”, ka deklaruar Grant.

Aktori ka thënë se për shkak të ngjashmërisë së roleve që i ka realizuar, ishte ndier sikur është i mbyllur në një kuti, por ka shtuar duke qeshur se nuk mund të ankohet për paratë që i ka fituar nga ato role.

Të gjitha lajmet nga Hugh Grant
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hugh Grant

“Jam paguar shumë mirë dhe isha shumë i lumtur për këtë. Shumicën e atyre komedive romantike mund t’i shikoj, një ose dy më duken shokuese, por kryesisht mund t’i shikoj dhe njerëzit i duan.

“Ndërsa unë besoj se detyra kryesore aktorëve është që t’ia argëtojmë të tjerët”, ka theksuar ai duke shtuar se i pëlqen që në të ardhmen ta provojë veten në zhanre të tjera.

Në karrierën e tij të gjatë, Grant ka luajtur në 15 komedi romantike, ndërsa ndër më të popullarizuarat janë “Four Weddings and a Funeral”, “Notting Hill” e “Love Actually”. Ndërsa për herë të fundit në një film të këtij zhanri ka luajtur në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori