LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Tregu i përbashkët rajonal ia humb Kosovës një miliard euro në vit

Hoxhaj: Tregu i përbashkët rajonal ia humb Kosovës një miliard euro në vit

Tregu i Përbashkët Rajonal që po përkrahet nga Serbia dhe Shqipëria, që nënkupton edhe heqjen e doganës për vendet e rajonit, Kosovës ia humbet hiç më pak se një miliardë euro në vit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas komunikimit që ka zhvilluar me drejtuesit e Doganave të Kosovës.


Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk është e interesuar ta zhvendosë doganën as në Gjevgjeli e as në Suboticë, pasi që me pozicionin qendror që e posedon në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka potencial të rritjes së të hyrave nëpërmjet doganave.

Edhe më herët Hoxhaj ka shprehur qëndrimin e tij kundër këtij tregu i cili fillimisht është propozuar nga Serbia dhe është mbështetur nga disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Hoxhaj ka thënë se asnjë treg paralel nuk mund ta zëvendësojë integrimin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në tregun e Bashkimit Evropian./Telegrafi/