Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë për Kosovën këtë vit duhet të jetë prioritet liberalizimi i vizave e më pas institucionet do të duhej të angazhohen për aplikim për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Ai thotë se Qeveria dhe PDK do ta mbështesin Presidentin, Hashim Thaçi në udhëheqjen e dialogut me Serbinë.
Hoxhaj thotë se aplikimi për statusin e kandidatit nuk mund të bëhet pa zbatuar agjendën evropiane të reformave.
Ai nuk është i kënaqur me punën që është bërë deri tani sa i përket përmbushjes së obligimeve që institucionet kanë marrë.
“Unë mendoj që vëmendja më 2018 duhet ta kem tek liberalizimi i vizave edhe pse liberalizimi i vizave nuk është agjendë evropiane e mirëfilltë. Ne duhet të shohim se si Kosova gjatë javëve të ardhshme të ketë një plan kohor se kur merret vendimi për liberalizimin e vizave kur hynë vendimi në fuqi që njerëzit të udhëtojnë pa viza drejt Evropës dhe këto do ta kenë vëmendjen kryesore”, ka thënë Hoxhaj, në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas zëvendëskryeministrit duhet të bëhen punë konkrete në mënyrë që në fund të viti të kenë një vlerësim lidhur me atë se sa është zbatuar agjenda evropiane e reformave.
“Tek statusi i kandidatit ne nuk mund të aplikojmë për pa e zbatuar agjendën evropiane të reformave dhe nëse e shohim me përqindje se sa është zbatuar kjo agjendë mendoj që edhe vitin e kaluar edhe sivjet nuk është bërë punë e madhe duhet të bëjmë punë konkrete”.
“…jam i mendimit që deri në fund të 2018-ës ta kemi një vlerësim dhe mandej nëse ne e kemi zbatuar agjendën evropiane të reformave që është një pako shumë e madhe atëherë vërtetë duhet të aplikojmë për statusin e kandidat”, tha Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tutje ka folur edhe për dialogun final me Serbinë. Ai tha se ky dialog do të fillojë në qershor të këtij viti për të përfunduar deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Qeveria dhe Partia Demokratike, pjesë e së cilës është Hoxhaj, do të mbështesin Presidentin Hashim Thaçin në udhëheqjen këtij dialogu.
“Mendoj që dialogu do të fillojë në qershor dhe do të përfundon ndoshta në fund të këtij viti apo mund të përfundojë në mes të vitit 2019. Tash ka një plan kohor prej partnerëve tanë perëndimor. Ka disa parime mbi të cilat duhet me u udhëheq faza e fundit të dialogut”.
“Ne si qeveri dhe Parti Demokratike i japim mbështetje të plotë zotëri Thaçi që ta udhëheq dialogun meqë zoti Thaçi edhe për shkak të pozitës së tij kushtetuese e udhëheq politikën e tij të jashtme dhe meqë dialogu nuk duhet të shihet vetëm nga konteksti i brendshëm i Kosovës”, tha ai.
Ndonëse tha se dialogu final me Serbinë do të jetë më i vështirë se sa mendohet, Hoxhaj shprehet i bindur se ai do të përfundoj me njohjen reciproke të shteteve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do t’i “shpëtojë” Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Bashkëshorti i ministres Brahimaj, i përfshirë në konflikt të dhunshëm ndaj një drejtuesi të Agjencisë së Kredive
Partitë i rikthehen fushatës, kërkojnë vota për zgjedhjet e 8 majit
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre