LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj pas takimit me amerikanët: Raporti Kosovë-SHBA në nivelin më të ulët

Hoxhaj pas takimit me amerikanët: Raporti Kosovë-SHBA në nivelin më të ulët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka alarmuar për një raport siç ka thënë ai, në nivelin më të ulët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj këtë e ka quajtur të papranueshëm.

“Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti. Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori