LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për ushtrinë: Pas të premtes, Kosova synon NATO-n

Hoxhaj për ushtrinë: Pas të premtes, Kosova synon NATO-n

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në konferencën e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Hanns Seidel Foundation “Rimendimi i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Rajoni”.

Hoxhaj ka thënë se sfidat historike në Ballkan ende nuk kanë përfunduar dhe duhet angazhim i përgjegjshëm i të gjithëve në rajon për ta bërë të mundur këtë gjë.


Sipas tij, Kosova ka një vullnet për ta përmbyllur dialogun me Serbinë vitin e ardhshëm, por edhe roli i vendeve fqinje, veçmas Shqipërisë është i rëndësishëm.

“Kemi një situatë të paqartë me Serbinë. Dy dekada më vonë, nuk kemi luftë por nuk kemi as paqe megjithëse Kosova e ka të qartë rrugën përpara për ta mbyllur shtendërtimin. Ne nuk jemi për status quo por jo as me çdo kusht për të arritur një marrëveshje të keqe ose një marrëveshje që nuk mund të zbatohet. Mendoj që edhe Shqipëria nuk duhet të jetë pa rol, sikuse edhe ne kemi ftuar të gjitha shtetet mike për të përkrahur përmbylljen e dialogut në mënyrë që shtetet tona të lëvizin përpara në rrugën e integrimeve evropiane” ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka folur edhe për reagimet e ditëve të fundit të zyrtarëve serb lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura këtë të premte.

Ai u është përgjigjur duke thënë se është e drejtë e një shteti për të pasur forca mbrojtëse megjithëse Kosova është orientuar nga perëndimi për të ngritur një trupë shumëetnike dhe që mision ka paqendërtimin.

“Frikë nuk ka për FSK-në. Frikë duhet të ketë për Serbinë dhe ushtrinë e saj për shkak të së kaluarës së afërt. Ne pas të premtes, synojmë ti bashkohemi NATO-së dhe ushtrive të botës për të përkrahur shoqëritë në nevojë” ka thënë Hoxhaj./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori