LAJMI I FUNDIT:

Hoxha i ORCA-s: Të jeshë analfabet funksional në Kosovë nuk është turp

Hoxha i ORCA-s: Të jeshë analfabet funksional në Kosovë nuk është turp

Dibran Hoxha nga organizata joqeveritare ORCA thotë se shumë gjenerata në Kosovë nuk kanë dalë me njohuri të mjaftueshme sa i përket shkrimit dhe leximit.

Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se me përjashtim të Prishtinës, në komunat tjera nuk mund të bëhesh mësimdhënës pa kaluar nga zyrat e pushtetit lokal.


Ai thotë se rrjeti zinxhiror është i tillë që në Kosovë prodhohen analfabet funksional.

Pjesëtari i shoqërisë civile thotë se nuk duhet mohuar përgjegjësia nga ana e SBASHK-ut për prodhimin e analfabetëve të tillë.

“Të jesh analfabet funksional në shoqërinë tonë nuk është marre. Madje unë mund të jem i tillë. Të qenit analfabet funksional në Kosovë është rregull pasi sistemi është i tillë që të nxjerrë analfabet funksional. Analfabet funksional është një person që nuk e përmbush minimumin e standardeve të shkrimit, leximit të njohurive bazike që unë e as gjenerata ime nuk kanë dalë nga shkollat e mesme dhe fillore me ato njohuri”.

Hoxha shton se nuk duhet të relativizohen rezultatet e PISA-s.

“Analfabeti funksional di të mendojë, sepse po thonë që analfabetët funksional kanë votua e kanë ndryshua pushtete. Analfabeti funksional di të mendojë. Ai ka koncepte të zhvilluara logjike e asociative. Analfabeti funksional në Kosovë nuk di të shkruaj e të lexojë siç na ka thënë PISA. Nuk duhet të ketë relativizim të rezultatit”.

Ndryshe, e filluar më 25 gusht greva ka hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave që do të mundësonte fillimin e vitit të ri shkollor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori