LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Politika të mendojë edhe për të moshuarit, Kosova po plaket (Video)

Hoxha: Politika të mendojë edhe për të moshuarit, Kosova po plaket (Video)

Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka thënë se shteti nuk po kujdeset për moshën e tretë që përbëjnë momentalisht rreth 7% të popullsisë.

Hoxha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se politikat sociale në Kosovë duhet të përshtaten me rrethanat vendore e jo të importohen nga vende të ndryshme të botës.


Aktivistja e shoqërisë civile thotë se një problem i madh pse ka pak ativizëm qytetar në Kosovë është se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë punojnë në administratë shtetërore dhe se protesta e tyre apo familjarëve te tyre kundër sistemit do t’ua rrezikonte vendin e punës.

“Ne çdo ditë takohemi ne terren me secilën kategori të qytetarëve dhe vërehet një frikë e madhe që të dilet kundër sistemit e të protestohet për shkak se mund të humbet vendi i punës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Hoxha thotë se në grupet punuese të platformës “Kosova që duam” kanë qenë të pranishëm edhe politikanët por sipas saj të njëjtët kur po vijnë në pushtet ndryshojnë ligje pa ndonjë analizë të mirëfilltë.

Peci: Kosova ka ligje të mira, politikanët s’janë fajtorë për pasivizmin e qytetarëve (Video)
Lexo po ashtu Peci: Kosova ka ligje të mira, politikanët s’janë fajtorë për pasivizmin e qytetarëve (Video)

Aktivistja thotë se në bazë të hulumtimeve partitë politike ofrojnë shumë pak hapësira në programet e tyre për fëmijët, të moshuarit dhe gratë.

Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)
Lexo po ashtu Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)

“Ata mund të ofrojnë vende të punës veç me fjalë por në programet e tyre as gjatë zgjedhjeve nuk ofrojnë zgjidhje për këto kategori. Ne po shohim se në Shqipëri lindjet janë barazuar me vdekjet dhe kjo situatë së shpejti do të vij edhe në Kosovë. Unë jam rreth 30 vjeçe dhe kam vetëm një fëmijë, po ashtu edhe shoqet e mija kanë nga një fëmijë. Pra ne nuk po e zëvendësojmë as familjen me këto politika sociale”, tha ndër të tjera Brikenë Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori