LAJMI I FUNDIT:

Hoxha për “Open Balkan”: Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria kanë çarje në politikën e jashtme

Hoxha për “Open Balkan”: Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria kanë çarje në politikën e jashtme

Sipas Ylli Hoxhës, analist në “Debet Plus” në RTV Dukagjini, Shqipëria dhe Kosova kanë çarje në politikën e jashtme, dhe se kryeministri shqiptar Edi Rama ka përdorur politikë të papërgjegjshme që ta detyrojë Kosovën të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur” edhe pa u njohur nga Serbia.

Hoxha ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e kësaj iniciative rajonale pa e njohur Serbia si shtet të pavarur.


Ai ka argumentuar këtë pasi që shtetet e Bashkimit Evropian (BE), nuk do ta ndalojnë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj iniciative rajonale pa e njohur Serbia.

“Nëse pranojmë me qenë pjesë e Ballkanit të Hapur, ne po pranojmë me hy pa na njohur Serbia, ndërsa Gjermanisë i kërkojmë mos të pranojnë Serbinë në BE pa e njohur Kosovën si shtetet të pavarur”, ka thënë Hoxha.

Këshilltari i Kurtit për “Open Balkan”: E pakuptueshme pse Shqipëria e shtyn përpara me krenari një iniciativë që është në dëm të shtetësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Këshilltari i Kurtit për “Open Balkan”: E pakuptueshme pse Shqipëria e shtyn përpara me krenari një iniciativë që është në dëm të shtetësisë së Kosovës

Sipas tij, nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj iniciative ju le hapësirë shteteve perëndimore siç janë Gjermania, Franca e të tjera që të mos ndalojë hyrjen e Serbisë në BE.

Problem më i madh se “Open Ballkan”, sipas Hoxhës, është përçarja e shqiptarëve.

“Është gabim pasi është hera e parë që me Shqipërinë, Kosova ka çarjen në politikën e jashtme”, ka thënë ai.

Pacolli: Me tre kryeministra shqiptarë, Kosova s’ka pse i frikësohet “Ballkanit të Hapur”
Lexo po ashtu Pacolli: Me tre kryeministra shqiptarë, Kosova s’ka pse i frikësohet “Ballkanit të Hapur”

Hoxha ka komentuar edhe Edi Ramën, ku ky i fundi kishte thënë se “Kosova e ka karrigen boshë”, por sipas tij, Rama po bën gabim duke na thirrur në atë karrige pa na njohur Serbia.

“Rama ka zhvilluar një politik të pa përgjegjshme për ta sjellë Kosovën në një situatë ku ndoshta do të detyrohet të ulët në atë karrige”, ka thënë ai./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori