LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Nuk shoh asnjë mundësi që të kemi dialog me Serbinë pa iu dhuruar autonomi serbëve të veriut

Hoxha: Nuk shoh asnjë mundësi që të kemi dialog me Serbinë pa iu dhuruar autonomi serbëve të veriut

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se nuk ka sheh asnjë mundësi që Kosova të ketë dialog me Serbinë pa pasur një lloj autonomie për serbët.

“Nuk shohë asnjë mundësi që të kemi në dialog me Serbinë e të mos ketë një lloj autonomie për serbët qoftë si Asociacion qoftë si formë tjetër”, ka deklaruar Hoxha.


Hoxha ka komentuar çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë presion në këtë çështje, dhe se nuk presin asgjë, por, sipas tij  ky proces presion i jashtëm.

“Është e pamundur që Serbia të nënshkruaj diçka e të mos përmbajë Asociacionin”, është shprehur ai.

I ftuar në “Debat Plus”, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund ta presin formimin e Asociacionit.

“Formimi i Asociacionit është presion i jashtëm, SHBA-ja mund të pres, BE-ja po pret, kanë nevojë që na të ecim përpara dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por qytetarët nuk presin asgjë, nuk kanë asnjë lloj presioni që iu ushtrohet as nga qeveria e kaluar e as kësaj qeverie”, ka deklaruar Hoxha.

Po ashtu, sipas tij kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i mbesin tri rrugë se si t’i qaset qasje së re, ai nuk ka ndryshuar qëndrim, nëse dialogu me serbin është brenda një konteksti të njëjtë, nuk priten rezultate të ndryshme.

“Kurti më nuk është opozitë, tani e përfaqëson shtetin, ka përgjegjësi më të larta sepse nuk vendos për fatin e vet por për fatin e gjithë neve”, ka thënë ai.

E para rrugë Hoxha ka thënë se është që ta respektoj kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të hyjë në procesin e negociatorve me seriozitet, dhe të përpiqet brenda saj të nxjerrë maksimumin.

Ndërsa, brenda këtij procesit Hoxha ka thënë se Kurti duhet të krijojë edhe një kohezion të brendshëm politik, i cili i mundëson vendimmarrje edhe zbatim të çdo marrëveshje që i vjen në fund, e ato marrëveshje sipas tij, nuk janë “të ëmbla” por një pjesë e tyre do të dhëmbin shumë.

Gjithashtu, Hoxha ka thënë se rruga e dytë për kryeministrin Kurti është që të refuzojë procesin, pasi sipas tij, nuk e ka obligim Kurti që si politikan të pranojë këtë zgjidhje, ka ardhur me refuzim është votuar me këtë përkushtim dhe qytetarët e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Hoxha ka shtuar se kjo i bartë pasojat të cilat nuk janë vetëm individuale politike të Kurtit, siç janë izolim i mëtutjeshëm, mosliberalizim i vizave ndërprerje e ndihmave që mund t’i marrë Kosova e çfarëdo lloj masash që mund t’i marrin shtetet e mëdha kundër Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori