LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Nga fondet e IPA-se do të kemi zhvillim ekonomik

Hoxha: Nga fondet e IPA-se do të kemi zhvillim ekonomik

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se Kosova do të përfitoj nga IPA fondet shumën prej 71.5 milionë euro, të cilat do të shkojnë në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

Sipas saj, një pjesë e kësaj shumë do të dedikohet në projektet e integrimit më të mirë apo zhvillimit në komunitete, projekte në fushën e arsimit, si mënyrë që ai të lidhet me tregun e punës.


“Kemi të bëjmë me projekte konkrete, ku 45.5 milionë euro janë projekte nga të cilat drejtpërdrejt edhe qytetarët do të përftojnë. Derisa 20.5 milionë do të shkojnë për projekte apo grante që do të bashkëfinancohen nga Banka për Zhvillim dhe Rindërtim, ku Kosova do të përfitoj në aspektin e zhvillimit ekonomik, sepse idetë e ndryshme do të mund të financohen apo të përkrahen nga këto grante që janë të parapara në këtë drejtim”, ka theksuar Hoxha.

Ajo ka thënë se do t’i falënderoj edhe deputetët – qoftë të pozitës apo opozitës, që e konsideruan këtë si interes të Kosovës.
“Prandaj dua të theksoj se ky është një sukses i madh i bashkëpunimit në mes Qeverisë dhe Parlamentit”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se të gjitha marrëveshjet që do të arrijë Kosova do të shkruhet me Republika e Kosovës. Në të gjitha marrëveshjet e IPA fondet, do të shkruhet Republika e Kosovës. /Telegrafi/