LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Na duhet fuqizim i sundimit të ligjit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

Hoxha: Na duhet fuqizim i sundimit të ligjit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi çështjet lidhur me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat me ndikim në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Sipas njoftimit për media, Hoxha ka thënë se SHBA-ja vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për Kosovën në zhvillimin dhe forcimin e parimeve demokratike.


Ajo theksoi se Kosova ka qenë njëra nga përfituesit më të mëdhenj të asistencës së SHBA-së, dhe për këtë është falënderuese.

“Kosova ka miratuar ligjet dhe është në proces të hartimit dhe shqyrtimit të komponentëve të tjerë të legjislacionit për të përforcuar sundimin e ligjit në veçanti kuadrin ligjor në fushën penale, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe reformat gjyqësore”, potencoi Hoxha.

Sipas njoftimit, ambasadori Kosnett, vlerësoi angazhimin e Ministres Hoxha për proceset integruese, duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ofruar përkrahje për proceset integruese të Kosovës.

“ShBA-ja vazhdon të përkrah përpjekjet e Kosovës për fuqizuar sundimin e ligjit dhe eliminuar dukuritë negative që minojnë funksionimin e mirëfilltë të institucioneve dhe demokracisë në vend, me pritjen që këto të arritura të shtohen më tej, duke kontribuar në zbatimin e reformave, zbatimin e MSA-së dhe përfarimin me vlerat e vendeve të BE-së, në dobi të qytetarëve, të shtetit dhe rajonit”, theksoi Ambasadori Kosnett.

Në njoftim thuhet se ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset kyçe për Kosovën, dhe konsolidimin e shtetësisë tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori