LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Monitorimi online përmirëson transparencën dhe efikasitetin e institucioneve

Hoxha: Monitorimi online përmirëson transparencën dhe efikasitetin e institucioneve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbështetur aktivitetin për Monitorim dhe Raportim, të përkrahur nga GIZ-i, për zyrtarët e kyçur të institucioneve në procesin integrues.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se pas përfundimit me sukses të trajnimit dyditor, Hoxha, ka theksuar se përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij trajnimi- M&R-së, janë Ministria e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet gjegjëse që merren me zbatimin e dokumenteve planifikuese për integrim në BE.


“Qeveria e Kosovës përfiton nga kjo bazë e të dhënave, pasi që ajo mundëson pasqyrimin e statusit të zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, si dhe qasjen në informatat e filtruara, siç janë institucionet raportuese, sektorët, llojet e masave dhe periudhat raportuese. Përveç kësaj, platforma do ngritë transparencën e procesit të integrimit në BE duke i mundësuar shoqërisë civile, mediave dhe publikut të gjerë për t’u qasur në informata për statusin e tanishëm të reformave që kanë të bëjnë me BE-në”, ka theksuar Hoxha.

Nga Platforma do të rezultojë proces më efikas të monitorimit dhe raportimit që ka të bëjë me BE-në, e rritë koordinimin e përgjithshëm ndërinstitucional për monitorimin dhe raportimin që ka të bëjë me BE-në si dhe përshpejton proceset e raportimit dhe komunikimit, duke ngritur në këtë mënyrë efikasitetin dhe lirimin e burimeve njerëzore për përqendrim dhe theksim më të fuqishëm në raportim cilësor.

“Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë”, ka thënë Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori