LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Ministri Schneider konfirmon përkrahjen e fuqishme nga Luksemburgu

Hoxha: Ministri Schneider konfirmon përkrahjen e fuqishme nga Luksemburgu

Pas takimit, me Ministrin Schneider, u zhvillua takimi bilateral, ku u diskutuan detajet e Marrëveshjes bilaterale ‎2017-2020, ku vend të rëndësishëm iu dha asistencës teknike për Ministrinë e Integrimit Evropian, asistenca për Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit si dhe ambientit, duke ratifikuar Marrëveshje për përkrahjen financiare të Kosovës nga Luksemburgu me 30 milion euro.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare, ka takuar Romain Schneider, Ministër për Zhvillimin e bashkëpunimit dhe Çështje humanitare, ku vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e Schneider si dhe gatishmërinë e tij që përkrahja nga Luksemburgu për Kosovën të vijoj me dinamikën e deritashme, në projektet shumë të rëndësishme për Kosovën.


“Nevoja e Kosovës është që procesi integrues të përmbyllet sa më shpejt, me projekte që ndikojnë në përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe sundimit të ligjit”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha me Ministrin Schneider, diskutuan edhe për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave nga Agjenda Evropiane, reformën në drejtësi dhe ekonomi si dhe çështjen e integrimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtar, duke theksuar se liberalizimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, është thelbësor për proceset aktuale.

Ministri Schneider, potencoi se Luksemburgu ishte dhe mbetet përkrahës i fuqishëm i Republikës së Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e projekteve të financuara, për shëndetin publik si dhe projekteve tjera në shëndetësi.

Pas takimit, u zhvillua takimi bilateral, ku u diskutuan detajet e Marrëveshjes bilaterale ‎2017-2020, ku vend të rëndësishëm iu dha asistencës teknike për Ministrinë e Integrimit Evropian, asistenca për Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, të Arsimit si dhe ambientit, duke ratifikuar Marrëveshje për përkrahjen financiare të Kosovës nga Luksemburgu me 30 milion euro.

Projektet e destinuara për shëndetësi u vlerësuan ato aktualet si dhe mundësia e rishikimit të tyre afatmesëm, reforma në shëndetësi- Strategjia e Sektorit të Shëndetësisë ‎2014-2020, Sfidat lidhur me zbatimin e Sistemit Informativ të Shëndetësisë, Spitalet rajonale, vështrim mbi sektorin e shëndetësisë dhe fazën e re të projektit të Luksemburgut si dhe koordinimi i donatorëve.

Arsimi profesional, në Prizren dhe Ferizaj, ku u diskutua qëndrueshmëria, financimi dhe profilet si dhe Ratifikimi i marrëveshjes dypalëshe për arsimin profesional.

Çështje tjetër e rëndësishme në takimin bilateral ishte çështja e ujit, përfundimi i projektit aktual nga Luksemburgu, si dhe përvojat nga ky projekt. Do të përkrahet edhe Shoqëria civile dhe mbështetja për KCSF, Caritas dhe FKL, si dhe Sistemi i Ngrohjes Qendrore- Termokos. Po ashtu, janë diskutuar projektet multilaterale, në veçanti projekti me BERZH (Këshilla për bizneset e vogla).

Në fund, u nënshkrua Marrëveshja bilaterale, ku Republikës së Kosovës i akordohet përkrahja financiare në vlerë 30 milion euro, për projektet e diskutuara dhe të harmonizuara në pajtim të dyanshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori