Hoxha: Kukësi do të kalojë në rrethin e dytë

Kukësi në sfidën e parë evropiane të zhvilluar të enjten që lamë pas, në udhëtim mori një barazim, 1-1, ndaj Flora të Estonisë. Sfida e kthimit do të luhet të enjten që vjen në “Qemal Stafa”.
Ish-mesfushori i disa skuadrave elitare të Kosovës ka thënë për KosovaPress, se Kukësi do të kalojë në rrethin e dytë.
“Ne bëmë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë. Jemi të kënaqur me rezultatin qe kemi marrë. Ne besojmë se do ta fitojmë ndeshjen e dytë në ‘Qemal Stafa’ dhe do të kalojmë në turin e dytë. Për ne edhe barazimi kryen punë. Atmosfera në klub është mjaft e mirë. Është një optimizëm i madh se ne do të kalojmë në rrethin e dytë”, ka thënë Hoxha.
Hoxha bashke me Musollin janë dyshja e kosovarëve që luajnë te Kukësi, skuadër kjo që ishte befasia më e këndshme në sezonin që lamë pas në kategorinë superiore në Shqipëri. /Telegrafi/


















































