LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kosova të përfshihet në planet për zgjerim

Hoxha: Kosova të përfshihet në planet për zgjerim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert, ka theksuar se çfarëdo strategjie, që bën fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor pa Kosovën, nuk do të ishte e plotë.

Hoxha në takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, me theks procesin integrues.


“Obligimet tona janë të qarta. Me përkushtim jemi duke u marrë me to. Jemi të bindur se shteti ynë, duhet të rikonfirmohet si pjesë e agjendave integruese, edhe me Strategjinë për zgjerim, që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti, Kosova duhet t’i ketë edhe përcaktimet edhe përkufizimet e qarta. Kosova me vendosmëri është duke realizuar MSA-në, andaj, konsideroj se çfarëdo strategjie për integrimin e Ballkanit perëndimor, pa Kosovën, nuk do të jetë e plotë”, theksoi Hoxha.

Ambasadori Chabert theksoi rëndësinë e MSA-së, luftimin e korrupsionit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave, duke ofruar mbështetje të plotë për proceset integruese të Republikës së Kosovës.

“Franca qëndron pranë jush, ashtu siç ishte në fazat më të vështira të historisë suaj të re. Kosovën e shohim si pjesë të agjendës integruese dhe pjesë të pandashme të strategjisë integruese për Ballkanin perëndimor. Kosova ka ende punë për të bërë por në këtë proces, nuk do të jetë e vetmuar”, theksoi ambasadori Chabert, duke çmuar angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve në procesin integrues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori