LAJMI I FUNDIT:

Hoxha dhe McAllister: Vendimmarrja për liberalizim të vizave të përshpejtohet

Hoxha dhe McAllister: Vendimmarrja për liberalizim të vizave të përshpejtohet

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në konferencën e Grupit  punues panevropian të Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentit Evropian theksoi rëndësinë e procesit integrues për vendet e Evropës juglindore duke vënë në fokus, të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, rastin e Kosovës.

Hoxha theksoi se procesi integrues është prioritet nacional dhe çështje e konsensusit të gjerë institucional e politik, me përkushtim të fuqishëm në realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Reformat e Agjendës Evropiane si dhe reformat tjera, të parapara me strategjitë e përbashkëta.


“Në këtë fazë, ne jemi duke zhvilluar takime me vendet e veçanta të Bashkimit Evropian, duke diskutuar çështjet e lidhura me liberalizimin e vizave”, theksoi Hoxha, në veçanti me vendet që kanë qasje hezituese ndaj këtij procesi duke dhënë argumente rreth përmbushjes së kritereve të parapara me udhërrëfyes.

Ajo tha se migrimi si çështje elektorale e ngritur në disa vende të BE-së, nuk ka të bëj me qytetarët e Kosovës.

“Dihet se Kosova nuk gjendet as në 30 vendet me numër të emigrantëve, andaj, kjo çështje do parë si çështje elektorale e vendeve të BE-së, në procese e fushata zgjedhore”, tha Hoxha.

Ministrja e Integrimit theksoi që vendimmarrja për liberalizim të ndodh gjatë presidencës austriake të kryesimit të BE-së, të njihen të arriturat e Kosovës, si dhe ndikimet në proceset e gjithëmbarshme në rajon, aq më parë kur Kosova është vendi i vetëm pa lëvizje të lirë në vendet e Shengenit.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet e parapara me udhërrëfyesin e vizave. Kemi filluar me fushatën njoftuese për qytetarët rreth këtij procesi, të bindur fuqishëm se rruga integruese është rruga jonë e vetme, pa alternativë. Vendimmarrja pozitive në këtë proces do të jetë lajm i pritur nga të gjithë ne”, tha ajo.

Ndërsa David McAllister, kryetar i Komisionit AFET të Parlamentit Evropian theksoi se procesi integrues për shtetet e Evropës juglindore, është sfidë të cilën duhet ta fitojnë këto vende, me përkrahjen e Bashkimit Evropian.

“Të arriturat e kësaj pjese të Evropës, sot reflektojnë në institucionet e BE-së, duke qenë rajon i paqes, fuqizimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe vlerave tjera të Bashkimit Evropian”, ka thënë McAllister.

Po ashtu, McAllister vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, dhe pret që vendet e BE-së, të njohin këtë arritje dhe të japin dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori