LAJMI I FUNDIT:

Hovenier shihet si “karta” e fundit e Kosovës për të përfituar një mbështetje të fortë nga Amerika në dialog

Hovenier shihet si “karta” e fundit e Kosovës për të përfituar një mbështetje të fortë nga Amerika në dialog

Analistët thonë se ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe presidenti Joe Biden janë nga zyrtarët e pakët që kanë mbetur në SHBA si njohës të mirë të realitetit në Kosovë e Ballkan.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka marrë zyrtarisht detyrën në Kosovë.

Në ditën e parë të punës si ambasador Hovenier ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në “Debat Plus”, analistët kanë komentuar për profilin e Hovenier dhe veprimet e tij të para.

Astrit Gashi thotë se pa iniciativë direkte të SHBA-së në raport me dialogun nuk mund të ketë ndonjë lëvizje të madhe.

“Bashkimi Evropian momentalisht nuk ka në dorë asnjë instrument për të lëvizur diçka në dialog…SHBA mund të ndërhyjë për të lëvizur procesin. Ndryshe ambasadori i ri amerikan është njeri që e njoh mirë Kosovën dhe ka participua në negociatat e Vjenës. Ka ndihmuar delegacionin e Kosovës. Ndoshta ky është personi i duhur në interes të Kosovë dhe treni i fundit i miqve të Kosovës në SHBA bashkë me Bidenin”,  deklaroi Gashi.

Imer Mushkolaj thotë se Hovenier është njeri që e njeh mirë Kosovën dhe rajonin.

“Edhe emërimi i Christpher Hill-it si ambasador në Serbi tregon se SHBA dëshiron një dinamikë të re në dialog. Bashkimi Evropian po tregohet i pafuqishëm për të çuar përpara dialogun”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Visar Ymeri thotë se Hovenier qëllimisht bëri homazhe te shtatorja e Rugovës.

“Me këtë vlerësim të figurës së Rugovës dërgoi sinjalin se SHBA do ta mbështesë një qasje si të Rugovës në dialog”.

Ymeri thotë se SHBA ka dhënë sinjale se nuk do të tolerojë qasje desktruktive në Ballkan.

“Intervenimi më domethënës ishte shpallja non-grata e disa të korruptuarve dhe ngrirja e aseteve të Dodikut. SHBA nuk do të lejojë eskalimin e situatës në Bosnjë…BE gjithmonë në Ballkan për siguri ka pasur rol dytësorë pasi vetëm SHBA ka pasur fuqi politike e ushtarake për t’i zgjidhur problemet”.

Ymeri thotë se Amerika me ndërtimin e  bazës ushtarake në Shqipëri po e trajton Ballkanin me një qasje tjetër.

“Fuqizimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan ka sjellë një kundër reagim të SHBA-së përmes Shqipërisë. Ky është një shans i mirë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Ndoshta ky është treni i fundit për ne pasi mund të vijë dikush tjetër në SHBA që ka më pak ndjeshmëri ndaj nesh”.

Vehbi Kajtazi thotë se bota ka ndryshuar dhe ka shumë zhvillime në botë që Kosova më nuk shihet me ndonjë prioritet.

“Dialogu Kosovë Serbi më shumë shihet në aspektin e sigurisë së në raportet politike”, deklaroi Kajtazi.

Edhe Ylli Hoxha ka vlerësuar figurën e ambasadorit të ri amerikan ën Kosovë.

“Jo vetëm te ne, por edhe në rajon SHBA ka dërguar personalitete që e njohin situatën. Ballkani tashmë e ka rritur peshën gjeopolitike dhe BE do t’i ketë në vëmendje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori