LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: BE-ja mund të flasë për afatet e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

Hovenier: BE-ja mund të flasë për afatet e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se është e vështirë të flitet për një afat të fundit për marrëveshje përfundimtare, derisa nuk je pjesëmarrës, duke thënë se për këtë duhet të flasë Bashkimi Evropian.

Hovenier ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në formë konstruktive në negociata në kuadër të procesit të dialogut.


“Kjo varet nga vetë palët, por një nga zotimet e rëndësishme që është bërë nga të dyja palët me marrëveshjen e djeshme është dhe citoj “të fokusohemi që të koncentrohemi plotësisht me urgjencë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve” Dokumenti në vetvete parashtron disa takime specifike të udhëhequra nga BE-ja, qëllimi i të cilave është që të punohet drejt tyre dhe të prezantohen rezultate. BE-ja mund të flasë për këto afate, por kjo është në një rrugë të shpejtë, kjo është në një afat kohor që e tregon urgjencën e kësaj çështjeje”, ka thënë Hovenier, për Klan Kosova.

Hovenier ka theksuar se palët në dialog duhet të tregojnë fleksibilitet dhe kreativitet për të ecur para me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve

“Epo ka një numër gjërash që duhet të diskutohen në kontekstin e këtij propozimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve dhe ajo që Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë është që të angazhohen në mënyrë konstruktive në këto negociata. Ndërmjetësuesit e BE-së do të ndihmojnë në definimin e agjendës në bashkëpunim me palët. Ne kërkojmë fleksibilitet, kreativitet dhe përpjekje për të avancuar shumë këtë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, tha ambasadori amerikan.

Ai ka thënë se qeveria amerikane është falënderuese për marrëveshjen që është arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Hovenier tha se se dje Qeveria e Kosovës shkoi aty ku Perëndimi dëshironte të shkonte.

“Një nga gjërat, për të cilat unë jam falënderues dhe mendoj se e tërë ambasada e SHBA-së dhe qeveria e SHBA-së është falënderuese, është fakti se një marrëveshje u arrit dje me lehtësimin e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të bërë dy gjëra, mendoj shumë të rëndësishme. Një është që të shmanget eskalimi i mëtutjeshëm dhe të ndërmerren hapa që e reduktojnë eskalimin e krijuar për implementimin e regjimit të targave të veturave dhe zotimi i dytë ishte që me urgjencë të merret ky propozim për normalizim që është prezantuar nga Bashkimi Europian dhe është mbështetur nga Franca dhe Gjermania që të vazhdohet me këtë çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Hovenier.

“Ne e shohim këtë si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara dhe dua ta pranoj se Qeveria e Kosovës dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku i tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj. Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje, një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet në një përkushtim të vazhdueshëm që të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të deeskalojnë disa çështje që na pengonin që të punojmë në disa nga çështjet e rëndësishme strategjike”, ka pohuar Hovenier,

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori