LAJMI I FUNDIT:

Hoti: SHBA ua ndërpreu vizitat ministrave për shkak të situatës, ndërsa Kurti më shumë jashtë vendit se në Kosovë

Hoti: SHBA ua ndërpreu vizitat ministrave për shkak të situatës, ndërsa Kurti më shumë jashtë vendit se në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti, pasi pavarësisht siç tha gjendjes në veri më shumë rri jashtë vendit se në Kosovë.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se madje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia ndërprenë ministrave vizitat për shkak të gjendjes, ndërkaq Kurti rri më shumë jashtë vendit.

“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë. Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, shkruan Hoti.

Ndryshe, të enjten shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka takuar Fehmi Hotin, ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe drejtorin për Operacione të PK-së, Gazmend Hoxha.

Këtë e ka bërë të ditur Wigemark përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka thënë se gjatë takimit është biseduar për t’i koordinuar rolet përkatëse për sigurinë në Kosovë.

“Jam i kënaqur që takova ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, si dhe drejtorin për Operacione të PK-së, Gazmend Hoxha, të EULEXKosovo. Shtabi në Prishtinë, për të koordinuar rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark.

Ndërkaq, pas situatës në veri të Mitrovicës, misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX  është përforcuar me trupa shtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori