LAJMI I FUNDIT:

Hoti reagon pas deklarimit të Konjufcës për Asociacionin: Qeveria do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja

Hoti reagon pas deklarimit të Konjufcës për Asociacionin: Qeveria do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja

Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur kritika ndaj veprimeve të Qeverisë dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca për çështjen e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka adresuar deklaratat e Konjufcës, i cili e ka cilësuar si veprim të gabuar pranimin e draftit nga ana e Qeverisë.


Deputeti i LDK-së thekson se veprimi i Qeverisë për të pranuar dhe komentuar draftin e BE-së është në kundërshtim me atë që sipas tij ishte e pritshme: që drafti të kthehej pa u pranuar, me qëllim që të përgatitej nga vetë Qeveria e Kosovës.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi se, duke qenë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës të përgatisë draftin e statutit të Asociacionit, atëherë BE-ja nuk është dashur t’i dorëzoj Qeverisë së Kosovës kurrfarë drafti”.

“Rrjedhimisht, kjo nënkupton se Qeveria e Kosovës do të duhej ta kthente prapa draftin e pranuar nga BE-ja me arsyetimin se do të përgatisë vetë atë. Por, Qeveria e Kosovës e ka pranuar draftin dhe ka dërguar komente. Çfarë po ndodh?! Çfarë lidershipi është ky?

Ndërkaq, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve evropianë, do të ndodhë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?
Lexo po ashtu Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Autoritetet e Beogradit, megjithatë kanë insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë dhe që kjo çështje të jetë temë për negocim në kuadër të dialogut aktual në Bruksel, gjë të cilën e kanë refuzuar autoritetet e Prishtinës zyrtare.

Subjekti politik Lista Serbe, që në Kuvendin e Kosovës numëron dhjetë deputetë, ka pritje të mëdha për Asociacionin, duke shpresuar në funksionimin e tij me kompetenca ekzekutive.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Siç parashikohet me marrëveshjet përkatëse, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja fillestare për Asociacionin (e vitit 2013) thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori