LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria po u kthehet projekteve energjetike të “regjimeve të kaluara”

Hoti: Qeveria po u kthehet projekteve energjetike të “regjimeve të kaluara”

Qeveria e Kosovës ka miratuar javën e kaluar Draftin e Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.

Këtë strategji e ka kritikuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.


Ai ka thënë se asgjë të re nuk ka në “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Hoti ka thënë se Qeveria po u kthehet projekteve të “regjimeve të kaluara”.

“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin”.

Ish-kryeministri ka thënë se objektivat e kësaj strategjia nuk tregojnë asgjë konkrete për mënyrat e realizimit të tyre.

“Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/