LAJMI I FUNDIT:

Hoti përplaset me deputeten Mulhaxha-Kollçaku: Nuk e keni hallin te policët, por ta shani qeverinë

Hoti përplaset me deputeten Mulhaxha-Kollçaku: Nuk e keni hallin te policët, por ta shani qeverinë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Deputetja Mulhaxha-Kollçaku në fjalimin e saj ka thënë se Qeveria nuk po i përmbush kërkesat e policëve dhe të profesionistëve shëndetësor, transmeton Telegrafi.


“Kjo qeveri ilegjitime nuk po i përmbush kërkesat jo vetëm të policëve, por edhe të profesionistëve shëndetësor. Nuk po përmbushet Pakoja emergjente, por po bëni edhe dallime të mëdha duke mos u përfshirë rrezikshmëria në punë, edhe për profesionistët shëndetësor por edhe për policët”, ka thënë deputetja.

Pas kësaj, ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti duke thënë se LVV e ka hallin vetëm se si ta shajë Qeverinë.

“A din ku e keni hallin ju, ju doni me u ballafaqu me mu, me shajtë Qeverinë. Juve nuk ju intereson problemi i policëve. Unë i kam 3 muaj si kryeministër. Pyetni policët se si kanë kaluar kur kam qenë ministër i Financave, për tri vjet. Ju çdo gjë doni ta ktheni në politikë. I keni nxjerrë policët në rrugë për 12 orë, i keni mbyllë njerëzit për 3 muaj, karantinë e plotë. Edhe shkoni krenoheni pse numrat nuk janë rritur gjatë kohës sa kanë qenë të mbyllur”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se gjendja sa i përket pandemisë është nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori