LAJMI I FUNDIT:

Hoti i përgjigjet Thaçit dhe opozitës: E keni gabim, unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut

Hoti i përgjigjet Thaçit dhe opozitës: E keni gabim, unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi dhe opozitës të cilët e cilësuan si të rrezikshme marrëveshjen e arritur në Washington.

Hoti gjatë raportimit në Kuvend, tha cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë si e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik.


“Nuk mund të hesht pak ndaj të pavërtetave që thuhen vazhdimisht për marrëveshjen e arritur në Washington dhe procesin e dialogut në tërësi. Cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, si marrëveshje e dhembshme dhe e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik. Një deklarim i tillë është edhe i pasinqertë, pasi ata që kur u nënshkrua marrëveshja me 4 shtator e cilësuan si të rrezikshme, para dy dite e ngritën në qiell këtë marrëveshje për shkak të sigurimit të njohjes nga Izraeli”, tha Hoti.

Hoti tha se si mund të jetë e dëmshme një marrëveshje që nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë e cila ka sponsorizuar Pavarësinë e Kosovës dhe është shteti kyc që ka ndikuar që të kemi gjithë ato njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Si mund të jetë e dëmshme për Kosovën një marrëveshje që sjell 1 miliardë dollarë amerikan mbështetje për projektet infrastrukturore dhe njohje të reja… Ata që tentojnë të ndjellin frikë te qytetarët për dialog e kanë gabim dhe e bëjnë për motive tjera që ata i dinë, unë nuk kam frikë të ulem në tavolinën e dialogut”, u shpreh Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori