LAJMI I FUNDIT:

Hoti për të zhdukurit: Serbia s’po na lejon të gërmojmë në territoret e tyre

Hoti për të zhdukurit: Serbia s’po na lejon të gërmojmë në territoret e tyre

Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çështja qëndron tek Serbia.

Hoti ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në këtë aspekt.


“Serbia nuk po bashkëpunon, nuk po jep informacione, nuk po do të bashkëpunojë me neve”, ka thënë Hoti në RTV Dukagjini, duke shtuar se nevojitet të formohet një komision që të ketë një ndikim tek Serbia.

Hoti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shtuar se Serbia nuk po lejon të bëjnë gërmime në territoret e tyre.

Ai ka treguar se ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një rol vendimmarrës në këtë çështje.

“Nuk do të ndalojmë së kërkuari nga bashkësia ndërkombëtare që ta trajtojnë seriozisht”, ka shtuar tutje ai.

Hoti: Kemi nisur shkresën e parë Serbisë, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Lexo po ashtu Hoti: Kemi nisur shkresën e parë Serbisë, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, më 2 maj të këtij viti, në Bruksel ishin për një deklaratë të pëbashkër lidhur me personat e pagjetur.

Në deklaratën për të Zhdukurit, të publikuar nga Bashkimi Evropian deklarohet angazhimi i palëve për zbardhjen e personave të pagjetur nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Në këtë deklaratë është e cekur se përfshihen edhe personat e zhdukur me forcë, një term ky për të cilin pala kosovare ka insistuar që të përfshihet me patjetër në deklaratë.

Ndryshe, më 2 qershor Hoti kishte njoftuar se i kanë drejtuar një shkresë Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

Hoti ka thënë se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori