LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Për disa javë presim arritjen e vaksinave antiCOVID-19

Hoti: Për disa javë presim arritjen e vaksinave antiCOVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka përgëzuar punën e këtij komiteti duke thënë se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Hoti tha se presin që për disa javë të arrijnë edhe vaksinat dhe të fillojë procesi i vaksinimit të qytetarëve.

“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie, për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe do të fillojmë vaksinimin masiv. Informatat që mora dje nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKSHPK-së, janë shumë inkurajuese edhe për përgatitjet teknike”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë pati edhe disa fjalë për ata të cilët kanë kritikuar mos arritjen e vaksinave, duke thënë se nuk kanë dashur të hyjnë në lojëra.

“Jemi kritiku edhe për vaksinën por kemi bërë të gjitha përgatitjet që vaksinën ta sjellim sipas standardeve të BE-së e jo të hyjmë në lojëra. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur vaksinat në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë”, tha Hoti, shkruan Telegrafi.

Hoti shtoi se beson që do t’ia dalim mbanë dhe se do ti kthehemi normalitetit.

Kryeministri tutje shtoi se janë rritur edhe kapacitetet testuese, ku tha se  brenda ditës testohen mbi 3 mijë veta.

Hoti më tej theksoi se jo gjithmonë kemi arritur t’i zbatojmë në përpikëri të gjitha protokollet që janë të cekura në manualin për mbrojtjen kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori