Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik me Serbinë ka krijuar një momentum të ri, ku Kosova në pesë vitet e ardhshme mund të kthehet në një zonë të gjallëruar me mijëra vende të reja të punës.
Hoti pas një takimi me Berat Rukiqin nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, tha se falë kësaj marrëveshje në Kosovë do të investohen një miliard dollarë.
“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollar për investim. Një skemë e veçantë për mbështetje të bizneseve të vogla dhe mesme dhe projekte të ndryshme për partneritetin publiko-privat. Për pesë vite Kosovën mund të kthejmë në një zonë të gjallëruar me mijëra vende pune”, tha Hoti.
Krahas kësaj, kreu i qeverisë i bëri thirrje gjitha grupeve parlamentare të votojnë për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Diskutuam për rimëkëmbje ekonomike, rreth 365 milionë euro të këtij fondi do të jenë për subvencionim të pagave. Në Kuvend është Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ka elemente të ndryshme dhe është e rëndësishme që bizneset të mbështeten sa më parë. Ky ligj deri në fund të këtij viti u mundëson 700 milionë euro ndihmë bizneseve”, shoi ai.
Të hënë është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Sipas dokumentit të nënshkruar, kjo do të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.
Marrëveshja e nënshkruar të hënën është në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ndryshe, delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Adam Boehler, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre