Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të votohet gjatë ditëve në vijim.

Hoti nuk ka dhënë një ditë të caktuar se kur do të votohet ky Projektligj, por tha se janë duke i konkretizuar edhe disa gjëra sa i përket këtij projektligji.

“Ligji për rimëkëmbje do të votohet në ditët e ardhme, nuk po them saktë, por jemi duke punuar e konkretizuar disa çështje. Edhe nëse kjo Qeveri do të zgjasë edhe një javë, një muaj apo tri vjet siç e ka mandatin, do të jetë në krye të detyrës. Nuk ka qytetar që ka pas nevojë për trajtim shëndetësor dhe ai trajtim nuk ju ka ofruar pavarësisht limitet që i kemi”, tha Hoti. /Telegrafi/