LAJMI I FUNDIT:

Hoti, Kurtit: Dy vitet e qeverisjes nuk mund të arsyetohen duke promovuar projektet e ‘regjimit të kaluar’

Hoti, Kurtit: Dy vitet e qeverisjes nuk mund të arsyetohen duke promovuar projektet e ‘regjimit të kaluar’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me projektin për rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Sipas Hotit, dy vitet e qeverisjes nuk mund të arsyetohen duke promovuar projektet e “regjimit të kaluar”.

“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovës-Mitrovicë”, shkruan Hoti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Sipas ish-kryeministrit, do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie.

“Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, përfundon ai.

Ndërsa, Kurti gjatë prezantimit të këtij projekti ka thënë se rehabilitimi i kësaj linje do të shërbej lidhjen e vendit tonë me rajonin dhe Evropën.

“Rehabilitimi i linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë përveç që i paraprinë zhvillimit ekonomik, por i shërben lidhjes së vendit tonë me rajonin dhe me Evropën. E dimë që qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë shumë pak trenin si mjet transporti, ku kjo është për faktin se rrjeti hekurudhor nuk e mbulon të gjithë vendin por edhe se për shkak të rrjetit jo të mirë e të vjetruar”, është shprehur Kurti.

Linja hekurudhore 10 që shkon nga Maqedonia e Veriut drejtë Kosovës dhe është 148 kilometra janë në vendin tonë.

Vlera totale e punimeve që do të kryhen në 15 muajt e ardhshëm është 68 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, dhe 41 milionë euro të mbetura përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori