LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kurti kritikonte qeverinë e LDK-së për pandeminë, tani po hesht

Hoti: Kurti kritikonte qeverinë e LDK-së për pandeminë, tani po hesht

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, konsideron se situata me COVID-19 në vend është tepër e rëndë.

Sipas tij, në kohën kur ai drejtonte shtetin, pushteti i tanishëm shfrytëzonte politikisht gjendjen me pandeminë për ta sulmuar ekzekutivin e tij, derisa thotë se tash kur gjendja është më e rëndë kryeministri Kurti dhe ata që sipas tij i shkojnë pas, po heshtin.

“Fatkeqësisht, këta që tani janë në pushtet e kanë shfrytëzuar politikisht këtë fatkeqësi për ta sulmuar qeverinë e kaluar të udhëhequr nga LDK-ja. Duke shfrytëzuar numrin e rasteve me fatalitet në verën e vitit të kaluar, shumë prej tyre shanin dhe kërkonin dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë duke ia shtrembëruar mbiemrin në formë fyese. Në studio të disa medieve në atë kohë bëhej thirrje për arrestimin tim”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

“Në raportimin në Kuvend për 100 ditë të qeverisjes, kryeministri aktual krahasonte shifrat e të infektuarve dhe atyre me fatalitet në ditët kur e mori detyrën në fund të marsit 2021 me shifrat pas 100 ditë të qeverisjes për të treguar se si po e menaxhojnë pandeminë. Sot, ky dhe ata që i shkojnë pas janë të gjithë të heshtur”.

Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHP.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë dhe të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHP. Është për keqardhje që vaksinimi është koncentruar në vetëm një qendër për komunë. Në ‘Planin për imunizim kundër COVID-19’ të janarit 2021 në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja, vaksinimi ishte planifikuar të bëhej në rrjetin e qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulanta në mbarë vendin”.

“Përveç vaksinimit dhe respektimit të masave, nuk ka rrugë tjetër për t’u përballur me situatën. Ne po e ndajmë fatin e gjithë botës në përballje me këtë pandemi. Lutemi dhe mbesim me shpresë që ta tejkalojmë këtë pandemi sa më parë së bashku”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori