LAJMI I FUNDIT:

Hoti kërkoi nga kryetarët e komunave që të mbajnë sistemin plotësisht të mobilizuar përmes shtabeve lokale

Hoti kërkoi nga kryetarët e komunave që të mbajnë sistemin plotësisht të mobilizuar përmes shtabeve lokale

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Shtabeve Lokale përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik , Shërbimit Spitalor dhe institucioneve të tjera që kanë qenë të përfshira.

“Jo ndoshta çdo gjë ka funksionuar si duhet, por puna që është bërë përmes Shtabeve Lokale dhe përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të kryetarëve të komunave në menaxhimin e situatës besoj se ka dhënë rezultate te jashtëzakonshme”, ka theksuar kryeministri Hoti.


Kryeministri Hoti, tha se Kosova është përballur me këtë situatë me shumë të panjohura, sikur çdo vend tjetër në botë, por theksoi se gjatë këtyre muajve kanë mësuar që të menaxhojnë më mirë me situatën.

“Kemi riorganizuar sistemin shëndetësor dhe institucionet tjera për t’i dalë në ballë kësaj pandemie dhe jemi këtu ku jemi. E them me kënaqësi që është arritur që përmes Ministrisë, Institutit, Shërbimit Spitalor, Shtabeve Lokale, Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe institucioneve tjera, të menaxhohet situata dhe në bazë të indikatorëve ndërkombëtarë, jemi ndër vendet që e kemi menaxhuar relativisht mirë këtë situatë”, tha kryeministri Hoti, dike shprehur ngushëllime për të gjithë ato familje që kanë humbur të dashurit dhe anëtarët e tyre, si pasojë e pandemisë.

Më tej, kryeministri Hoti tha se, ndihet mirë që bashkë me kabinetin, asnjëherë nuk janë sfiduar për mungesë të buxhetit ose të angazhimit të resurseve të nevojshme për t’i dalë ballë kësaj pandemie, megjithëse resurset kanë qenë të kufizuara.

Kryeministri Hoti, po ashtu ka njoftuar se tashmë është rregulluar përfundimisht furnizimi me oksigjen nëpër spitale dhe klinika të ndryshme, janë shumëfishuar kapacitetet testuese dhe sot asnjë person që ka nevojë të testohet nuk mbetet pa u testuar dhe është punuar qe sa kohë në sigurimin e vaksinës për të cilën ka pasur kritika publike krejtësisht të pabazuara.

“Ajo që ka ndodhur në regjion janë vaksina që kanë ardhur nga vendet e lindjes pa ju përmend fare emri që nuk janë të certifikuara dhe që nuk ju kanë kryer protokollet e nevojshme. Ne nuk kemi hyrë në ato lojëra që të sigurojmë vaksina veç sa për imazh publik”, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu, kryeministri Hoti tha se për disa ditë do të vijën furnizimet e para me vaksina dhe për këtë bërë strategjia e imunizimit, janë njoftuar kryetarët e komunave në detaje, janë identifikuar edhe personat, grupmoshat e caktuara që do të imunizohen qysh në fillim.

Kryeministri Hoti, kërkoi nga kryetarët e komunave që të mbajnë sistemin plotësisht të mobilizuar përmes shtabeve lokale, tash në kohën kur jemi në javët dhe muajt e fundit të menaxhimit të kësaj pandemie dhe t’ju ofrohen shërbime të nevojshme personave që janë të izoluar në shtëpi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori